Pas 643 ditëve policia largon me dhune edhe grevistët

162

Në aksionin që ka marrë Policia e Kosovës për të larguar tendat e vendosura nga tri partitë opozitare, ka larguar mes tjerash edhe tendën e vendosur në po atë vend nga ish–punëtorët e fabrikës së tubave, transmeton KosovaPress.

Grevistët sot kanë shënuar edhe numrin prej 643 ditëve prej se kanë nisur grevën.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe njëri prej grevistëve që ka qenë duke qëndruar në tendë.

Njazi Asllani tha për KosovaPress se Policia i ka larguar me dhunë dhe po i dërgon në stacionin policor.