Parullat e tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Maqedonisë çmendin serbët

213

“Skandali: Tifozët shqiptarë ‘përvetësojnë’ qytetet maqedonase”, kështu nis artikulli i telegraf.rs që ka në qendër të vëmendjes koreografinë e shpalosur nga Tifozat Kuq e Zi në ndeshjen me Maqedoninë.

Serbët e konsiderojnë atë koreografi një surprizë të pakëndshme për maqedonasit, si dhe e cilësojnë koreografinë një provokim të rrezikshëm.

“Ndeshja me Maqedoninë i ka shërbyer tifozëve shqiptarë për të shprehur edhe njëherë ëndrrën e tyre të lashtë për ‘Shqipërinë e Madhe’”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Në koreografinë e Tifozave Kuq e Zi u shprehen emrat e qyteteve shqiptare në Maqedoni, si dhe emri i Almirit, djaloshit të vrarë pak kohë më parë në Maqedoni, shoqëruar me mesazhin: “Gjithçka kam ti je, fito sot për ne!”.

Ndërsa maqedonasit më shumë i kanë dhënë jehon sulmit ndaj tifozëve të tyre.