Parulla për Çamërinë në Francë irriton grekët: Thirren ambasadorët

123

Mediat greke i kanë bërë jehonë shfaqjes së një parulle për Çamërinë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Banderola u shfaq në sektorin e tifozëve zviceranë për pak çaste dhe mbi të shkruhej: Greqia është fajtore. Kujtoni genocidin në Çamëri të 100.000 viktima shqiptarë”

Pas publikimit të këtyre imazheve mediat greke shkruajnë se qeveria e Athinës është shumë e indinjuar.

Gazeta “Kathimerini.gr” citon burime në Ministrinë e Jashtme greke duke thënë se ministri Kotzias “do të marrë në zyrë të dy ambasadorët për t’i shprehur indinjimin e qeverisë greke”.

Një qëndrim i tillë pritet t’i dërgohet edhe “qeverisë së futbollit europian” për shfaqjen e të tillave mesazhve në ndeshje sportive.

Nga ana tjetër, televizioni “Mega” thotë se qeveria greke i ka nisur një notë proteste UEFA-s dhe kërkon shpjegim nga organizatorët francezë për shfaqjen e të tilla mesazheve në finalen e një europiani.

“Kjo sfidë shkeli rëndë rregullat e UEFA-s që është përgjegjëse për parandalimin e sloganeve që kanë parmbajtje provokuese. UEFA duhet të marrë hapa të menjëhershëm për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës.

Qeveria greke tashmë me anë të përfaqësuesve të sajë nisur një notë proteste të rreptë në UEFA dhe te organizatorët franceze nga të cilët presin shpjegime se pse, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë nuk arritën të parandalojnë hyrjen e kësaj parulla provokuese”,-thuhet në faqen e “Megatv.com”.