Partnerja e Allegrit: Kur Juve e humb një ndeshje, ne “divorcohemi” për 48 orë

Ambra Angolini ka folur për raportin e saj me të fejuarin Massimiliano Allegri.

Ajo thotë që kur Juventus e humb një ndeshje, ata janë të “divorcuar” për 48 orë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Cila është mënyra për ta ‘markuar’ kur humb një ndeshje? Unë i kuptoj situatat. Nuk shkoj kurrë në stadium, sepse jam bestytnike, por në të njëjtën kohë më ndihmon fakti që unë jetoj në Breshia, ndaj nuk e vuaj përjetimin e tij pas fundit të ndeshjes”, deklaroi ajo.

“Masimiliano, pasi largohet nga stadiumi, pas një humbjeje kuptohet, shkon në shtëpi fillimisht, më pas kalon kohë me miqtë, ndërsa unë pres deri në 48 orë edhe për ta telefonuar”.

“Ai është një burrë shumë serioz në punën e tij, kthehet gjithmonë me skuadrën, ndjek me përpikmëri të gjitha rregullat. Dhe unë i rrespektoj gjithashtu rregullat e tij dhe ndërkohë e pres, sepse e di që do të kthehet te unë”, shtoi Ambra.