Partizanit i duhet përmbysja në duelin e kthimit ndaj Red Bull Salzburg (VIDEO)

233

Salzburgu nuk është aspak ekip i frikshëm, dhe sonte e panë të gjithë, kur Partizani zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, por në fund doli i mposhtur.

Pjesa e parë e ndeshjes është më e mirë për miqtë, por është Ekuban ai që ka mundësinë më të mirë të shënimit, por nuk arrin të shëojë.

Në pjesën e dytë Partizani shëndërrohet dhe luan mjaft mirë duke dominuar. Në minutën e 54­të njëri prej lojtarëve miq del me karton të kuq, dhe Partizani hidhet në sulm. Por minuta e 70­të do ndryshonte gjithckka, pasi Ibrahimi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Berishës dhe për arbitrin anglez ka penallti. Soriano tregohet i saktë dhe i jep avantazhin ekipit të tij. Tre minuta më vonë gjithçka bëhet më e vështirë për Partizanin, pasi Kalari ndëshkohet me karton të kuq. Në minutat e mbetura është Ekuban, ndër më të mirët në fushë, tenton me një diagonale të mposhtë portierin kundërshtar, por Valke nuk e lejon diçka të tillë.

0 – 1 për Salzburgun, që shkon i qetë drejt Austrisë, me një rezultat favorizues për të kaluar më tej.