Partizani nuk llogarit në Blakçorin

Partizani i Tiranës para disa ditësh ka prezantuar listën e futbollistëve të regjistruar për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Evropës, derisa në të nuk bën fare pjesë përforcimi i ardhur nga Llapi, Ilir Blakçori.

Mbrojtësi i majtë kishte konfirmuar marrëveshjen me kryeqytetasit e Tiranës, por ai nuk është ftuar fare për këto ndeshje, shkruan Gazeta Sheshi.

Për dallim prej tij, kosovarë tjerë, Labinot Ibrahimi, Mentor Mazrekaj, Ylber Ramadani dhe Arbnor Fejzullahu (Kosova lindore) janë ftuar dhe deri dje ishin me skuadrën në Pescara të Italisë për përgatitje 12-ditore.

Grupi të premten është kthyer në Tiranë dhe do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e 28 qershorit me Slovan Bratislava në kuadër të Ligës së Evropës, sfidë kjo që luhet në “Elbasan Arena” nga ora 18:00.