Partizani në rrethin tjetër të Championsit, Alban Hoxha bën heroin (VIDEO)

Priti tre penalti dhe realizoi panenka. Ky është Alban Hoxha, gardiani i Partizanit që i mundësoi skuadrës së tij kalimin në turin tjetër të Championsit, pasi të kuqtë eleminuan skuadrën hungareze Ferencvaros, pas ekzekutimit të penaltive, shkruan Gazeta Sheshi.

Të dy ndeshjet në Shqipëria dhe Hungari kanë përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa shqiptarët ishin shumë më të suksesshëm në penallti.

Ferencvaros nga katër penallti ka shënuar vetëm një duke humbur tre, ndërsa lojtarët e Partizanit kanë shënuar 3 herë nga katër gjuajtje.