Marseille nuk arrin të ndalë trenin parisien i cili po udhëton me një shpejtësi marramendëse drejt titullit të katërt me radhë në Ligue 1. “Velodrome” hapi dyert për një nga klasikët e futbollit francez mes Marseille dhe Paris Saint Germain ku kryeqytetasit siguruan fitoren e 22 sezonale me rezultatin 2-1.
Zlatan Ibrahimovic dhe Angel Di Maria ishin katalizatorë të këtij triumfi të skuadrës së drejtuar nga Laurant Blanc, derisa golin e vetëm në ndeshje për nikoqirët e realizoi Remy Cabella.