Parisi e rezervuar barazon me Montpellier

80

Titulli në Francë është siguruar prej kohësh dhe objektivi i vërtetë i sezonit për PSG është Champions League. Në këtë këndvështrim duhet parë barazimi i regjistruar sot nga kampionët në fuqi të Ligue 1.

Ndeshja kundër Montpellier është mbyllur në barazim pa gola. Trajneri Blanc i ka bërë katër ndryshime skuadrës që u mund fundjavën e kaluar nga Lyon në kampionat, humbja e parë në 37 ndeshje të njëpasnjëshme për PSG në Ligue 1. Ndryshime këto që janë bërë duke pasur në mendje ndeshjen që “Les Parisiens” do të luajnë të mërkurën e ardhshme në fushën e Chelsea për 1/8-at e Champions League.