Parisi dhe Benfica në epërsi nga ndeshjet e para

105

Kanë përfunduar mbrëmjen e së martës dy takimet e para për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Dy skuadrat vendase, PSG dhe Benfica kanë fituar ndaj Chelseat dhe Zenitit.

Skuadra e parë që gjeti rrugën e rrjetës ishte PSG-ja. Autori i golit ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi në portën e Courtois në minutën e 39′ të pjesës së parë.

Por blutë e Hidinnk u përgjigjën duke barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë. Pa u mbyllur ende koha e rregullt, Mikel shonoi golin e barazimit duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me ritëm më të lartë lojë për skuadrën e Laurent Blanc. Vendasit u shfaqën më të rrezikshëm para portës së Chelseat, Edinson Cavani kaloi PSG-në sërish në avantazh në minutën e 78′.

Ndërkohë në duelin tjetër, Benfica ka marrë një fitore me shumë vlerë në fushën e saj ndaj Zenitit. Kur ndeshja dukej se do të shkonte drejt mbylljes pa gola, Jonas ka gjetur rrugën e rrjetës në minutat shtesë.