Parashikimi i motit për fundjavë

112

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave labile të ajrit të cilat do të krijojnë kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat pasditen e së shtunës dhe gjatë ditës së diele do të shoqërohen me reshje shiu

Kështu, sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat të shtunën do të jenë të larta afërsisht sikur ditën e sotme, ndërsa të dielën për shkak të depërtimit të masave me origjinë nga veriu do të ketë ulje të vlerave të maksimaleve për 5-7 gradë Celsius.

“Që do të thotë se mbi gjithë territorin e Kosovës të dielën parashihet që vlerat e maksimaleve të lëvizin nga 24-26 gradë Celsius, derisa në viset malore këto vlera do të lëvizin në kufijtë ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë vende –vende me vrull me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.