Paraqitjet fenomenale në Podgoricë dhe Sofje, UEFA vendos ta ‘shpërblejë’ Rashicën

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë në një ecuri fenomenale prej 14 ndeshjeve pa humbje në nivel ndërkombëtar.

Humbjen e fundit, “Dardanët” e pësuan në vitin 2017, derisa dy ndeshjet e qershorit i mbyllën me sukses.

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Kosova barazoi me Malin e Zi 1:1 në Podgoricë.

Tre ditë më pas, djelmoshat e Bernard Challandes regjistruan fitore historike ndaj Bullgarisë në Sofje me rezultat 3:2.

Futbollisti më i mirë i Kosovës në këto dy ndeshje padyshim se ishte Milot Rashica.

Futbollisti i Werder Bremenit kundër Malit të Zi shënoi golin e vetëm për Kosovën, derisa ndaj Bullgarisë shënoi sërish një gol dhe më pas asistoi te goli i fitores i shënuar nga Elbasan Rashani.

Për këto paraqitje, edhe shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, e ka ‘shpërblyer’ futbollistin nga Vushtrria.

Skill of the Day: Milot Rashica!

🇽🇰 This Milot Rashica nutmeg which led to a Kosovo goal wins Skill of the Day! 🔥🔥🔥 #EURO2020

Posted by UEFA EURO 2020 on Tuesday, June 11, 2019

UEFA ka publikuar një sekuencë ku shihet 22-vjeçari duke dribluar një futbollist kundërshtar te Kombëtarja e Bullgarisë.

Ndryshe, momentalisht, Kosova renditet në vendin e tretë në grupin A të eliminatoreve për “Euro 2020” me pesë pikë të grumbulluara.