Paraqitja historike e Kosovës nuk shkoi pa gabim (Foto)

262

Ndonëse është paraqitje e parë e këtij lloji për Kosovën – ndeshja e parë kualifikuese për një garë të madhe të futbollit botëror – ajo nuk shkoi pa një gabim.

Flamuri shtetëror i Kosovës, i cili është vendosur poshtë lojtarëve të përfaqësueses është kthyer në anën e kundërt.

Këtë e ka vërejtur një lexues i portalit Koha.net, i cili ka shkrepur nga televizori fotografinë për t a dërguar në adresë të redaksisë.

Megjithatë, Kosova po bën paraqitje të mirë në fushë, ndonëse në pjesën e parë pësoi gol.