Paralajmerohet film i gjate ne Kosove nga producentet e “Shok”

111

Regjisori britanik Jamie Donoughue, producenti Harvey Ascott dhe producenti kosovar Eshref Durmishi, do të bashkëpunojnë edhe në një tjetër projekt filmik pas suksesit me filmin “Shok”.

Një film i metrazhit të gjatë në Kosovë është sfida e radhës për filmbërësit që morën vëmendje botërore me filmin 21-minutash që u bë nominimi historik i Kosovës për “Oscar”.

Donoughue, Ascott dhe Durmishi do të qëndrojnë në Los Angeles deri në ditën e tetë të këtij muaji për t’u takuar me producentë amerikanë.

Pjesa tjetër e ekipit, përfshirë edhe protagonistët e filmit “Shok”, Andi Bajgora e Lum Veseli sot (e mërkurë) do të aterojnë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, me 3 mars, në orën 17:50. Durmishi nuk ka dhënë shumë detaje për projektin e ri, por ka konfirmuar se asgjë s’ka përfunduar me filmin “Shok”/koha.net/