Parajsë fiskale e zbuluar në Panama

97

Korrupsioni ka mbërthyer fort botën politike, por si rallë ndonjëherë, ajo tashmë është në sitën e pastrimit. Nga një sërë emrash të njohur e me një status të padiskutuar të këtyre liderve të huaj, paçkas pozicionit që ata mbartin, duket se edhe vendi ynë ka zënë një hapsirë. E thënë shkurt dhe qartë, edhe Shqipëria figuron në thesarin e dokumenteve të fshehta të zbuluara nga Letrat e Panamasë.

Po të nisesh nga harta e përgjithshme që numëron 38.000 kompanitë e zbuluara, Shqipëria figuron me dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh. Në këtë analizë të detajuar dalin në dritë mjaft fakte, të cilat plotëzojnë një panoramë të përgjithshme të mjaft pikëpyetjeve në lidhje në këtë drejtim. 12 kryetarë shtetesh janë të zbuluar se janë përfshirë drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë me fshehje parash jashtë vendit. Të ashtuquajturat Letrat e Panamasë vetëm sa kanë filluar të shfletohen dhe bota politike është shkundur si rrallë më parë. 12 kryetarë shtetesh janë të zbuluar se janë përfshirë drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë me fshehje parash jashtë vendit.

Po ky është vetëm fillimi. Asnjëherë në historinë e njerëzimit dhe të gazetarisë moderne, nuk ka pasur një zbulim kaq voluminoz.
Nga emrat më të bujshëm të zbuluar deri tani në Letrat e Panamasë nxin Presidenti i Rusisë, me një fond prej 2 miliardë dollarë të fshehura në Panama.

Gjithmonë është dyshuar se kreu i Kremlinit kishte para të fshehura jashtë vendit, ashtu si shumica e oligarkëve që e mbështesin, por kjo është hera e parë që zbulon gjurmë të rrugëtimit të parave të nxjerra nga Rusia.

Kësaj here të implikuar janë dy shokët e tij të fëminisë, Arkadi dhe Boris Rotenberg, si edhe shoku i tij i ngushtë Sergei Roldugin.

Shokuese ka qenë edhe zbulimi i një kompanie të lidhur me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili erdhi në pushtet me premtime për të luftuar korupsionin dhe që pritej të ngrinte një pushtet ndryshe nga vasali i Putinit, Viktor Ianukovic.

Një tjetër lajm i bujshëm ishte shfaqja e emrit të babait të kryeministrit të Britanisë, Ian Cameron. Figurë tjetër madhore që i ka dalë emri është Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud. Një udhëheqës tjetër është Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri.

Djali i ish-diktatorit egjiptian, Alaa Mubarak dhe vajza e ish-kryeministrit kinez, Li Xiaolin, janë mes emrave të tjere të zbuluar. Kushërinjtë e Bashar Al-Asadit nuk habisin askënd.

“Viktima” e parë e këtyre zbulimeve është kryeministri i Islandës, Sigmundur Davio Gunnlaugsson, i cili do të japë dorëheqjen.

Më shumë të dhëna do të dalin në ditët që vijojnë. Për shqiptarët do të ketë kuriozitet nëse emra politikanësh nga vendi do të dalin në dritë.

Në të kaluarën, një operacion i ngjashëm gazetaresk masiv zbuloi edhe një ish-politikan shqiptar me një kompaniShqipëria e “përfaqësuar” me dy kompaniBota tronditet nga Letrat e Panamasë Shqipëria e “përfaqësuar” me dy kompani në këto të ashtequajtura “parajsa tokesore”. /albeu.com/