Para ndeshjes së vitit në Ligën e Kampionëve, kris ‘seks-skandali’ për Alexis Sanchez

Derisa tifozët e Manchester Unitedit janë duke pritur që Alexis Sanchez të shkëlqejë kundër Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, kiliani është duke u përballur me një ‘seks-skandal’.

Disa medie angleze, spanjolle dhe portugeze publikuan lajme se modelja e Playboy Playhouse, Mirta Sosa, e cila e kishte ofruar veten te Cristiano Ronaldo, ka kontaktuar së fundmi me Alexis Sanchez, shkruan Zëri.

“Unë ia dhashë atij numrin e telefonit dhe pas kësaj ai më thirri pas 24 orësh. Ne shpesh kemi folur për video të ndryshme”, tha fillimisht Sosa.

“Ai më fton mua në shtëpinë e tij, por unë nuk dua ta bëj fshehurazi me të, unë dua që njerëzit të na shohin në publik”, zbuloi ajo.

Nga ana tjetër, avokati i Sanchez i ka mohuar gjithë këto zëra.

“Alexis nuk e njeh këtë vajzë dhe nuk ka komunikuar me të në asnjë mënyrë”, tha avokati.

Mbetet të shihet deri te e vërteta, por dihet se kiliani kishte paguar një studente vitin e kaluar për striptizëm dhe seks.