Para dy ditësh mbushi 17 vjet, sot shënon në Superligë

347

Drenicën e ndante nga fitorja me Besën vetëm një “fije floku”, por skenderajasit u ndëshkuan në kohën shtesë nga një ish-lojtar i tyre, Qemail Elshani.

Dueli në “Bajram Aliu” përfundoi 1:1 me vendasit që realizuan të parët. Dhe, shënuesi është i veçantë.

Fjala është për Osman Mëziun e lindur më 5 shtator të vitit 1999. Pra, vetëm dy ditë pasi mbushi 17 vjet, sulmuesi i ri realizoi gol për Drenicën. Për më shumë, goli i tij erdhi në debutim, shkruan Gazeta Sheshi.

Drenica në tri takimet e para kampionale ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, duke dëshmuar seriozitet të madh.

Ndërsa, zbulimi i talentëve siç është rasti i Mëziut jep shpresë për të ardhmen e futbollit skenderajas.