Paqe në Skenderaj, Feronikeli e ç’monton Arbërinë!

1194

Me dy ndeshjet e ditë së sotme ka përfunduar edhe xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Në Skenderaj, Drenica dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola.

Kurse, në ndeshjen tjetër Feronikeli ka arritur ta mposhtë në udhëtim skuadrën e Arbërisë me rezultatin e thellë 0-3.

Golat për skuadrën e Arbërisë i realizuan Argjend Malaj, Mendurim Hoti dhe Kojasevic.

Gazeta “Sheshi” ka raportuar minutë pas minute për këto dy ballafaqime:

DRENICA 0-0 GJILANI

– Mbyllet ndeshja!

+4′ minuta shtesë!

73 Nikac (Gjil) godet me kokë, topi shkon afër portës.

70′ Cikani (Dre) godet fuqishëm, por topi përsëri shkon mbi portë.

67′ Uka (Dre) gjuan nga goditja e lirë, por topi shkon mbi portë.

62′ Uka (Dre) shpërdoron rastin më të mirë, i vetëm me Kolicin gjuan shumë plogësht.

57′ Uka (Dre) nuk arrin ta shfrytëzoj gabimin e Franc Veliut që e humbet topin në zonë.

50′ Cyrbja dhe Nikac (Gjil) në rast të mirë shënimi, por sulmuesi malazez rrëshqet në fund.

46′ Nikac (Gjil) gjendet mirë në zonë dhe gjuan, por topi jashtë portës.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1′ minuta shtesë!

43′ Kolici me dalje të pasigurtë, Zabergja nuk arrin ta dërgoj topin në rrjet.

42′ Zabergja (Dre) vjen me lëvizje fantastike, gjuan fuqishëm, Kolici e shpëton Gjilanin.

32′ Uka (Dre) gjuan fuqishëm, por pret Kolici.

25′ Ende asnjë rast i mirë për dy skuadrat.

20′ Ylber Kastrati (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Hila godet fuqishëm, por topi shkon në “himalaje”.

16′ Lojë e ashpër në mesfushë, shumë faulla nga dy skuadra.

10′ Dautaj (Gjil) gjuan nga distanca, por topi shkon jashtë portës.

05′ Ndeshja po zhvillohet në mes të fushës.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Mustafa, Ramadani, Elshani, Dumani, Bejta, Frasheri, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja. Kryetrajner: Johanes Tafaj

Gjilani: Koliçi, Halili, Veliu, Kastrati, Rapa, Cyrbja, Hila, Dautaj, Musolli, Kelmendi, Nikac Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

ARBËRIA 0-3 FERONIKELI

– Mbyllet ndeshja!

+3′ minuta shtesë!

76′ GOOOL… Kojasevic realizon gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

59′ Hot (Arb) përsëri i vetëm përballë me Smakiqin, por godet vetëm shtyllen.

57′ Pira (Arb) gjendet mirë në zonë, asiston por Anes Hot i cili vjen me huqjen e sezonit duke mos arritur ta fus topin në portën shprazët.

55′ Arbëria në ofanzivë në pjesën e dytë.

47′ Bruqi (Arb) me rast fantastik, por centimetrat e shpëtojnë Feronikelin.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+3′ minuta shtesë!

44′ GOOOL… Mendurim Hoti (Fer) realizon golin e dytë për Feronikelin.

38′ GOOOL… Argjend Malaj (Fer) ka realizuar për epërsinë e mysafirëve. 

37′ Milickovic (Fer) gjuan fuqishëm, por në vend është Kaciu.

31′ Hoti (Fer) gjendet mirë në zonë, godet fuqishëm, por centimetrat e shpëtojnë Arbërinë.

25′ Dy skuadrat po tentojnë të rrezikojnë, por pa sukses.

10′ Marclei (Arb) godet mjaftë mirë, shpëton përsëri Nikli.

05′ Dy raste të mira për skuadrën e Arbërisë, por Smakiqi e shpëton Feronikelin.

01’ Hoti (Fer) gjuan nga distanca, por pret Kaciu.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaciu, Arrabal, Zabergja, Bahtiri, Marclei, Avdulli, Lika,Kryeziu, Bruqi, Pira, Beqiri. Kryetrajner: Arbnor Morina

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Maliqi, Da Silva, Malaj, Pllana, Simonvski, Milickovic. Kryetrajner: Klodian Duro

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatmir Abrashi, Gzim Mehmeti, Mentor Ajeti

Stadiumi me bari sintetik, Ferizaj

/Gazeta Sheshi/