Paqe në Merdarë, në Prizren fiton…

123

Llapi dhe Hajvalia kanë firmosur paqen në duelin e javës së 21-të në Raiffaisen Superligë, derisa në Merdarë ndajnë pikët (1:1). Në fakt skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina shumë lehtë ka mundur të përfundoj me gjah të plotë nga kjo ndeshje, mirëpo u dorëzua pesë minuta para fundit, transmeton Gazeta Sheshi.

I rikthyeri nga lëndimi Getoar Dragusha ka kaluar vendasit në epërsi derisa në minutën e 80-të, ka realizuar me kokë, vetëm pas rrëshqitjes së së topit nga duart e tij. Gëzim i papërshkrueshëm i vendasve që nuk zgjatë më shumë se pesë minuta.

Kjo pasi Shkëlqim Pacolli përgjigjet me kokë pas harkimit të Veton Shabanit, për ti barazuar shifrat. Kështu në minutat e mbetur skuadrat nuk gjetën forcën më për të realizuar, duke firmosu kështu barazimin.

Hajvalia kështu mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë sa ka edhe vendi i parë Feronikeli, derisa Llapi gjendet në pozitën e katërt me 35.

Në duelin tjetër, skuadra e Lirisë ka triumfuar minimalisht ndaj Dritës, me golin e realizuar nga Blendi Memaj pesë minuta para fundit.

Liria kështu shkëputet nga zona e rrezikshme, duke u renditur në pozitën e shtatë me me 28 pikë, ndërkohë Drita mbetet në pozitën e nëntë me 24 sosh.

/Gazeta Sheshi/