Paok – Hajvalia, ndeshja përfundon me këtë rezultat

564

Hajvalia e ka nisur me barazim aventurën evropiane, duke luajtur 1:1 me kampionin grek, Paokun në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Ndeshja e zhvilluar në Qipro ishte tejet interesante me kosovaret që kaluan të parat në epërsi në minutën 15 me golin e sulmueses, Zelfije Bajramaj, që u asistua nga Qëndresa Krasniqi, shkruan Gazeta Sheshi.

Të përzgjedhurat e trajnerit Emin Bajrami ishin më të mira në pjesën e parë, por edhe përkundër disa rasteve, në pushim shkuan me një gol epërsi.

Fraksioni i dytë i lojës ishte i barabartë me të dy skuadrat që tentuan të shënojnë, por golin e gjetën greket në minutën 57 me Vlasiadou.

Deri në fund, Hajvalia u përpoq të realizojë golin e epërsisë, por nuk ia doli dhe ndeshja mbyllet me shifra të barabarta. Gjithsesi, rezultat pozitiv për kosovaret në debutim në arenën ndërkombëtare.

Tani Hajvalia ka pikë të barabarta me Paokun (1), derisa renditjes në Grupin 1 i prinë Apollon Limassoli qipriot me tri pikë që deklasoi Klaksvik 5:0.

Ndeshjen e dytë, Hajvalia e luan kundër Apollonit më 25 gusht.