Pamjet e reja televizive e dëshmojnë të kundërtën: Blendi Baftiu ia zgjati dorën gjyqtarit (VIDEO)

Asgjë nuk është ashtu si duket. Pavarësisht pretendimeve dhe pamjeve të para televizive që kishin kapur vetëm njërën pjesë ku gjyqtari Gramos Shala e shikon shtrembur futbollistin Blendi Baftiu për mos zgjatjen e dorës, xhirimet e reja e thonë të kundërtën, shkruan Gazetasheshi.com.

Ylli i Ballkanit ia ka zgjatur dorën dhe i ka folur gjyqtarit Gramos Shala, i cili nuk e kishte vëmendjen si duhet dhe u shpërqëndrua për një moment, për të krijuar kështu përceptime të gabuara.

Pamjet e fundit që vijnë nga mediumi “Kohavision” e dëshmojnë pikërisht të kundërtën, pasi që Baftiu ia zgjat dorën gjyqtarit Shala dhe jo ashtu siç dukej më parë.

Këto janë pamjet e fundit që vijnë nga KTV:

Ndryshe ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Ballkanit përfundoi 1-0 në favor të vendasve me golin e vetë të realizuar nga futbollisti Bashkim Shala.

/Gazeta Sheshi/