Pamje të reja nga rikonstruktimi i stadiumit “Santiago Bernabeu”

Punimet në impiantin “Santiago Bernabeu” duken në vlugun më të madh. Prej muajsh stadiumi i Real Madrid është futur në rikonstruksion të plotë, derisa nga dita në ditë ai po e merr formën e dëshiruar, transmeton Gazetasheshi.com.

Pamjet e fundit që vijnë nga “Jugones” në Spanjë shfaqin punimet e bëra gjatë kësaj jave, teksa vërhet se çatia është zbuluar tërësisht dhe pritet të vishet me konstruksion metalik.

Tapeti jeshil është vendosur, megjithëse jo tërësisht, por do të përfundojë brenda javës. Edhe terreni i lojës do të jetë i ndërtuar nga një konstruksion i metaltë, që pritet të zhvendos fushën brenda tribunave.

Rikonstruktimi i “Bernabeut të Ri”, ashtu siç e quajnë në Madrid pritet të zgjasë edhe për disa muaj, teksa Real Madrid do të vazhdoj t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin ndihmës “Alfredo Di Stefano”.

Ndryshimet infrastrukturore priten të kapin shifrën e 500 milionë eurove, teksa stadiumi në qendër të Madridit pritet të ketë njërën nga pamjet më të mira të Evropës.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga pamjet e fundit të publikuara nga “El Chiringuito”.

🏟️⚒️GRANDES AVANCES en las obras del NUEVO BERNABÉU. #JUGONES

Posted by El Chiringuito TV on Thursday, September 10, 2020

/Gazeta Sheshi/