Pamje të papara nga përleshja në ndeshjen Liria – Drita (VIDEO)

Dueli ndërmjet Lirisë dhe Dritës nuk gjeti fundin. Ishin tifozët e Dritës, ”Intelektualët” të cilët në minutën 89 të ndeshjes posa skuadra e tyre pranoi gol nga penalltia, tentuan sulmin në asistentin e më pas kërkuan t’i ’qërojnë hesapet’ me tifozët vendas, duke hyrë në fushë.

Mirëpo, ishte Policia e Kosovës që parandaloi një sherr më të madh ndonëse dy prej tyre pësuan lëndime dhe u dërguan me autoambulancë.

Gjyqtarët vendosën që të zbrazen tribunat. Tifozët e Lirisë u larguan pa ndonjë problem, teksa “Intelektualët” e Dritës rezistuan dhe nuk e bën një gjë të tillë për çka edhe u ndërpre dueli.

Ndërkohë, në pamjet e siguruara nga Gazetasheshi.com shihet sesi tifozët e Dritës nga brenda stadiumi gjuajnë me gurë tifozët e Lirisë që paraprakisht kishin lëshuar stadiumin.