Pajaziti: Nuk do ti vajtojmë mungesat, do luftojmë deri në fund

109

Skuadra e Dritës ka marrë një pikë mjaft me rëndësi në luftën për mbijetesë gjatë një udhëtimi mjaft të vështirë në Kizhnicë përballë skuadrë së Hajvalisë. Trajneri i kësaj skuadre Sadat Pajaziti ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij, megjithëse iu duhet ende punë për tu përmirësuar, raporton Gazeta Sheshi.

“Kishim vështirësi në 20 minutat e para të ndeshjes, mirëpo u treguam koncetruam me ç’rast edhe nuk u ndëshkuam. Ne kishim rastet tona për ta fituar ndeshjen, mirëpo gjithnjë je nën presion dhe stres kur jeni në kërkim të pikëve”, deklaroi Pajaziti pas ndeshjes.

Më tej tekniku i bardh & kaltërve deklaroi se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për ti shpëtuar barazhit.

“Ne do të japim maksimumin pavarësisht se ndaj cilit rival do luajmë. Ne do ta mbajmë kokën lartë dhe do punojmë shumë për tu përmirësuar. Nuk do ti vajtojmë kartonat dhe mungesat, por do luftojmë deri në fund”, përfundoi Pajaziti.

/Gazeta Sheshi/