Pacolli: takimet e Mustafës dhe Thaçit me shoqërinë civile janë veç humbje kohe

128

bexhet pacolliNë një postim në Facebook, Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, thotë se takimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e mediave është thjesht humbje kohe.

Këtë takim, Mustafa e Thaçi, sipas Pacollit, e kanë shfrytëzuar vetëm për të lavdëruar veten.

Ja postimi i plotë i tij:

“Të dashur miq, Sot ndoqa takimin e Qeverisë me shoqërinë civile dhe përfaqëuesit e mediave. Ky takim nuk ishte asgjë, përveçse humbje kohe. Aty Kryeministri dhe Ministri Jashtëm i Kosovës lavdëruan njëri-tjetrin, dhe ua humbën pak kohën gazetarëve. Rezultati i kësaj; Mbi 70% e qytetarëve janë kundër kësaj Qeverie të dobët, kundër Kryeministrit dhe Zv. Kryeministrit të Kosovës. Më duket që populli është lodhur nga fjalët boshe, premtimet, dhe nga performanca shumë e dobët e tyre, pazaret e tyre politike, mossuksesi në punë, etj. Rezultatet tregojnë qartë si qeveriset Kosova”, shkruan Pacolli.