Ozil zbulon fyerjet dhe kërcënimet që politikanët dhe tifozët gjermanë ia kishin bërë

Mesut Ozil ka pasur shumë ankesa në letrën-dorëheqëse të publikuar sot në Twitter, duke nisur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Reinhard Grindel, politikanët dhe tifozët gjermanë, duke përmendur edhe kërcënime përmes telefonatave dhe emailit.

Ai tregon se pas fotografisë gjatë një takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cila shkaktoi bujë të madhe sepse u bë në një kohë fushate për zgjedhjet presidenciale në Turqi dhe duke ditur se në Gjermani miliona turq kanë të drejtë vote, atij i ishte kërkuar nga trajneri i ekipit kombëtar gjerman, Joachim Low, t’i ndërpriste pushimet dhe ta takonte Grindelin për të dalë me një deklaratë të përbashkët për t’i dhënë fund gjithë kësaj, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori me orgjinë turke Ozil e akuzon Grindelin se nuk i kishte interesuar të dëgjonte për rrënjët e tij dhe paraardhësit e tij turq, por për agjendën e tij politike.

“Derisa unë po flisja për trashëgiminë, paraardhësit dhe arsyen pas fotografisë, atij shumë më shumë i interesonte të fliste për mendimet e veta politike duke nënçmuar mendimin tim. Megjithatë, erdhëm në përfundim që gjëja më e mirë është të koncentrohemi në futboll dhe në Kupën e Botës. Prandaj edhe nuk kam pranuar të flasë për media për këtë çështje”, shpjegon Ozil.

Ai përmend edhe takimin me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për të cilin thotë se për dallim nga Grindel, është treguar profesionist dhe se ka qenë i interesuar ta dëgjojë duke folur për familjen, trashëgiminë dhe vendimin e tij.

Ozil pohon se një politikan gjerman e ka quajtur qirës të dhive për shkak të fotografisë me Erdoganin.

“Berd Holzhauer (politikan gjerman) më quajti qirës i dhive për shkak të fotografisë me presidentin Erdogan dhe prejardhjen time”, tha ai.

“Për më tepër, Werner Steer (kryetar i Teatrit Gjerman) më tha ‘pirdhu në Anatolia’, një vend në Turqi ku shumë emigrantë ndodhen. Këta njerëz e kanë përdorur fotografinë time me Erdoganin për t’i shfaqur prirjet e tyre raciste të fshehura deri tani, dhe kjo është e rrezikshme për shoqërinë. Ata nuk janë hiç më të mirë se tifozi gjerman që më tha pas ndeshjes ndaj Suedisë ‘Ozil, pirdhu o turk muti, pirdhu o derr’”, shtoi ai.

Ozil pohon se ai dhe familja e tij janë kërcënuar në forma të ndryshe, të cilat thotë se nuk dëshiron t’i diskutojë.

Ai thotë se ata e përfaqësojmë Gjermaninë e së kaluarës, një Gjermani që nuk është e hapur për kultura të reja, për të cilën nuk ndihet krenar.