Ozil largohet nga Arsenali, nëse Wenger mbetet

89

Mesut Ozil ka paralajmëruar Arsenalin se mund të largohet nga “Emiratës” në fund të këtij sezoni nëse Arsene Wenger mbetet në krye të skuadrës.

Ish-futbollisti i Real Madridit duket se nuk është i kënaqur me punën që bën tekniku francez tek “Topçinjtë”, transmeton KosovaPress.

Reprezentuesi gjerman është i lidhur me kthimin në Spanjë, por jo tek Real Madridi.

Ozil kërkohet nga rivali i përbetuar i madrilenëve, Barcelona, madje, sipas mediave të huaja, tashmë agjentet e lojtarit janë duke kompletuar transferimin e Ozilit në Spanjë.