Ozil: E kemi humbur Premier Ligën

74

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, e ka pranuar se skuadra e tij ndodhet shumë prapa në luftën për titullin kampion në Ligën Premier. 11 pikë prapa Leicesterit dhe gjashtë prapa Tottenhamit e bëjnë misionin e pamundur për topçinjtë që të rikthejnë titullin në Londër, transmeton Gazeta Sheshi.

“Kemi patur një fillim sezone mjaft të mirë, mirëpo nuk kemi bërë më të mirën përballë skuadrave të vogla dhe kjo na ka kushtuar ne. Duhet pranuar se tani kemi gjasa të vogla të fitojmë titullin”, theksoi gjermani.

Të shtunën Arsenali do ballafaqohet me Watfordin në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier, mirëpo shpresa e vetme mbetet sigurimi i një pozicioni të favorshëm në Ligën e Kampionëve për edicionin e rradhës.

/Gazeta Sheshi/