Oto John: Golat ma rikthyen vetëbesimin, në Drenas udhëtojmë për tre pikë

????????????????????????????????????

Prishtina e ka mbyllur me sukses objektivin për xhiron e gjashtë kampionale, derisa është rikthyer te fitoret pas përballjes me Besën, ekip të cilin e mposhti me rezultat bindës 4-0, raporton Gazetasheshi.com.

Otto John me tre gola dhe Mërgim Pefqeli me një tjetë kontribuan në triumfin e ‘bardhekaltërve’ të cilët tashmë ngriten në kuotën e tetë pikëve.

Pas ndeshjes nigeriani, Oto John, ka theksuar se këto gola janë shumë të rëndësishme pasi i kthejnë vetëbesimin, por ai ka disa fjalë edhe për ndeshjen e mesjavës me Feronikelin.

“Jam i lumtur për shënimin e këtyre golave, sepse më duheshin aq shumë për të rikthyer vetëbesimin dhe për ta ndihmuar ekipin. Besoj të vazhdojmë të punojmë kështu që t’i arrijmë disa rezultate të mira. Thjesht jam i gëzuar për fitoren e sotme. Na duhet pushim tani, pastaj të kemi vazhdimësi të punës, sepse na pret Feronikeli e që do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të udhëtojmë për tre pikë” – u shpreh John për faqen zyrtare të Prishtinës.

/GazetaSheshi/