Osmani zbulon kërkesën e tij pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Prishtinës

Trajneri i Trepçës 89, Sabit Osmani pas ndeshjes me Prishtinës është shprehur i dorëzuar lidhur me mundësinë që skuadra e tij t’i ikën barazhit.

Ai thotë se ndeshja vendimtare kishte qenë javën e kaluar kundër Ferizajt. Megjithatë ai thotë se kundër Prishtinës ekipi i tij luajti mirë në pjesën e parë.

Osmani thotë se pas përfundimit të pjesës së parë ka këshilluar futbollistët që të kenë kujdes nga Prishtina.

“Shumë dobët pas humbjes nga Ferizaj, ju thash djemve që në fillim të pjesës së dytë në 15 minutat të parë të kemi kujdes por ja që ndodhi”, tha ai.

Ndërkaq për rikthimin e rezultatit Osmani, është shprehur i dorëzuar pasi që ndeshja ndaj Ferizajt ka qenë vendimtare për skuadrën e tij. Ka thënë se skuadra e tij duhet të përgatitet për barazh.

“Kemi pasur mundësi, por pas lojës me Ferizajn ka qenë vendimtare për neve. Tashmë jemi në barazh edhe duhet me u pajtuar me faktin”, ka deklaruar ai.

89-shi po shkon drejt barazhit.

Shih tabelën

TABELA: Titulli vendoset në Drenas, Trepça ’89 e Gjilani në barazh