Ortoreksia, fiksimi për të ngrënë shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm është një prej veprimeve më të rëndësishme, që bëjmë për shëndetin tonë. Por në mometin që fiksimi për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme bëhet ekstrem, ka rrezik të kthehet në një patologji, që quhet Ortoreksi.

Sipas Steven Bratman, themeluesi i këtij termi që prej vitit 1997, ndër sjelljet më tipike që shfaqen tek njerëzit e prekur nga Ortoreksia janë:

  1. Kalimi i më shumë se 3 orëve në ditë duke menduar për ushqimin
  2. Seleksionimi i ushqimeve më shumë për të mirat që i sjellin shëndetit, sesa për shijen që kanë
  3. Ndjenja e fajit atëherë kur nuk ndiqet dieta e zakonshme.
  4. Të ndihesh zot i vetes, vetëm kur ke ngrënë ushqimin që duhet.

Këto janë faktorë që e lidhin këtë ç’rregullim të ushqimit, në kategoritë e reja të karakterit obsesiv-kompuls dhe të dallohet nga patologji të tjera, si anoreksia ose bulimina, që lidhen më shumë me sasinë e ushqimit, sesa me cilësinë e tij.

“Një person që vuan nga Ortoreksia nuk shkon tek mjeku për t’u kuruar sepse, nuk e ndjen veten të sëmurë. Ai e quan veten një individ të shëndetshëm dhe kështu zhvillon një fobi të vërtetë për ushqimet, duke bërë një dietë shumë të kufizuar që e çon edhe në izolim social”, shpjegon Lucio Rinaldi, psikiatër në Universiteti Katolik të Romës dhe përgjegjës për ç’rregullimet e sjelljes.

Në këtë pikë psikiatri nënvizon rëndësinë e familjes tek këta persona.

“Shpesh janë prindërit ata që janë të prekur nga kjo patologji dhe që duke qenë të kujdesshëm më shumë seç duhet, krijojnë tek fëmijët edhe mungesa fizike, që vijnë nga një dietë e rreptë”.

Të kurosh një rast me ortoreksi nuk është aspak e lehtë edhe për faktin se ushqimet e sotme nuk janë më ashtu siç ka qenë.

“Personat që vuajnë nga ortoreksia ndihen superiorë ndaj kujt nuk e ka këtë shakull vetëkontrrolli”, përfundon psikologu.

Ata janë të fiksuar si personat që vuajnë nga Vigoreksia, (fiksimi pas formës fizike).

Ndryshe nga ç’rregullimet e tjera që vijnë nga ushqimet, qoftë ortoreksia dhe vigoreksia, ato shfaqen në një moshë pas adoleshencës.