Oriola zbulon super dhuratën nga Eros Grezda (FOTO LAJM)

Ditë më parë u publikua lajmi se futbollsiti shqiptar Eros Grezda dhe modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi janë në lidhje dashurie, transmeton Insporti.

Ishte “Indeksonline” që zbuloi lidhjen e tyre duke publikuar edhe një foto të çiftit bashkë.

Madje u tha se ditët e para të vitit 2020 Oriola dhe Erosi i kaluan bashkë në Meksikë.

Së fundmi, modelja ka treguar edhe dhuratën që ka marrë nga partneri, një tufë gjigante me trëndafila që formojnë një zemër.

Oriola dhe Erosi ende nuk e kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Ndryshe, Eros Grezda është kthyer në kampionatin kroat në klubin Osijek pasi dështoi te klubi skocez Rangers. Grezda nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin e Rangers, Steve Gerrard pasi kishte shkaktuar probleme brenda skuadrës.