“Ore qen, pse se mban topin?” Trajneri i njohur nuk përmbahet

Pa mbaruar pjesa e parë ndaj Kukësit, trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, i ulëret Mones: “O Mone, je mbrojtës”. Lojtari i Lushnjës ndoshta e kishte harruar dhe kishte dalë në sulm. Shprehje që shkakton të qeshura në tribunë.

– Në rastin e golit të dytë të Kukësit shpërthen Ilir Gjyla, i cili i hakërrehet Bashës dhe Banos: “Po çfarë bëni, dukeni që jeni nga fshati, nuk orientoheni dot në fushë. Pooo, çfarë gafe!”

– Në të 59-ën, Gjyla e ka me Bashën: “Ore Basha, ore qen, pse s’e mban topin? (Batutë që shkaktoi të qeshura te tifozët)”/CNA/