Orari i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, kjo ndeshje do të transmetohet direkt

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë, dhe kësisoj vazhdon me xhiron e tetë në fundjavë.

Tri ndeshje priten të zhvillohen ditën e shtune dhe dy ndeshje do të jenë në program ditën e diele, shkruan Gazetasheshi.com

Padyshim se ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina do t’i bëj konak Gjilanit.

Interesant do të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do e pres liderin e Superligës, Ballkanin.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

Orari i plotë:

Drita – Drenica (e shtunë, 14:00)

Besa – Feronikeli (e shtunë, 14:00)

Llapi – Arbëria (e shtunë, 14:00)

Prishtina – Gjilani, (e diele, 13:30 – Klan Kosova)

Trepça ’89 – Ballkani (e diele, 14:00)

/Gazeta Sheshi/