Orari i xhiros së fundit, ja kur zhvillohet ‘finalja’ Feronikeli – Prishtina

Tashmë është caktuar orari i ndeshjeve për xhiron e fundit të Ipko Superligës.

Të gjitha takimet e xhiros 33 do të zhvillohen të dielën prej orës 16:00, shkruan Gazetasheshi.com.

Kësisoj, sfida e titullit, Feronikeli – Prishtina luhet të dielën prej orës 16:00 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Ipko Superliga – Xhiro 33

E diele – ora 16:00

Feronikeli – Prishtina

Flamurtari – Llapi

Ferizaj – Gjilani

Liria – Drenica

Ballkani – Drita

Trepça ’89 – KEK-u