Orari i xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës, kjo ndeshje do të transmetohet direkt

Foto: Shpend Ahmeti

Vikendi që po vjen do të rikthehet edhe Superliga e Kosovës pas një pauze dy javore, shkak i ndeshjeve të Kombëtareve, shkruan Gazetasheshi.com

Java e 13-të do të karekterizohet me disa ndeshje tejet interesante, padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Suahrekë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Llapit e që do të pritet një luftë e fortë nga të dyja skuadrat për të nxjerrë pikët maksimale.

Siparin e javës së 13-të do ta hapin ndeshjet Gjilani – Drenica, Feronikeli – Arbëria dhe Besa – Drita. Kurse të dielen më fillim nga ora 13:00 do të luhet takimi Prishtina – Trepça ’89, teksa Ballkani me Llapin do të zhvillohet nga ora 13:30 me transmetim direkt në Klan Kosova.

Java e 13-të / Orari i plotë:

E shtunë 21.11 ora 13.00

Gjilani – Drenica

Feronikeli – Arberia

Besa – Drita

E diele 22.11 ora 13.00

Prishtina – Trepca ’89

Ballkani – Llapi ora 13-30 Klan kosova

/GazetaSheshi/