Ekuipazhi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli do të udhëtojë të premten drejt kalasë vushtrriase për t’u ballafaquar me Vushtrrinë në sfidën hapëse të javës së 20-të në Raiffaisen Superligës së Kosovës në futboll.
Pas triumfit në shtëpi ndaj një pretendenti për titull, tani gjilanasit do te kenë punë me një skuadër që për pretendim e ka mbijetesën, ndaj kjo sfidë parashihet një pengesë e re për kuq e bardhët.
Ky duel si dhe gjithë duelet e tjera të kësaj jave do te filloje nga ora 13:30.
E premte
Vushtrria – Gjilani SSK
E shtunë
Hajavalia – Drita SSK
Llapi – Istogu
Prishtina – Liria
E diel
Besa – Feronikeli SSK
Trepça-89 – Drenica