Ndeshjet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës do të zhvillohen në mesin e muajit mars, shkruan Gazetasheshi.com.
Dueli më interesant i kësaj faze të garave ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës do të zhvillohet të mërkurën më 17 mars me fillim nga ora 13:00.
Po të njejtën ditë do të ndeshen edhe Dukagjini me Drenicën.
Një ditë pas do të zhvillohen edhe dy përballje tjera, me ç’rast takohen Trepça ’89 me Llapin dhe Istogu me A&N.
Orari i ndeshjeve të çerekfinales së Kupës së Kosovës:
E mërkurë (17.03.2021)
Feronikeli – Prishtina 13:00
Dukagjini – Drenica 13:00
E enjte (18.03.2021)
Trepça ’89 – Llapi 13:00
Istogu – A&N 13:00
/Gazeta Sheshi/