Orari i ndeshjeve për javën e 20-të në Vala Superligë: 3 ndeshje të shtunën, 2 të dielen dhe 1 të hënën

Fundjava na rezervon përballje fantastike në kuadër të javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës.

3 ndeshje do zhvillohen ditën e shtunë, dy të tjera ditën e diel dhe një duel i vetëm në ditën e hënë, raporton Gazetasheshi.com.

Dueli më interesant i javës ndërmjet Llapit dhe Dritës pritet të zhvillohet ditën e diel, sikurse edhe dueli tjetër i nxehtë ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit.

Image result for llapi drita
Orari i ndeshjeve për javën e 20-të:

E shtunë:

Feronikeli – Flamurtari
Besa – Trepça ’89
Vëllaznimi – Prishtina

E diel:

Gjilani – Liria
Llapi – Drita

E hënë:

Vllaznia – Drenica

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

/Gazeta Sheshi/