Orari i Ligës së Parë, në fundjavë luhet derbi i vjeshtës

Këtë fundjavë zhvillohet xhiro 16 e Ligës së Parë, njëherit edhe e fundit e stinorit vjeshtor.

Të shtunën do të luhen tri duele, kurse të dielën pesë.

Ndërkohë, derbi i madh ndoshta i gjithë stinorit vjeshtor luhet ndërmjet Vushtrrisë dhe Vëllaznimit, shkruan Gazetasheshi.com.

Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve kishte fituar Vëllaznimi 1:0.

Ky është orari i ndeshjeve të fundjavës

Liga e Parë – Java 16

E shtunë, 01.12.2018 ora 13:00

Istogu – Kika

Fushë Kosova – Dukagjini

2 Korriku – Onix

E diel, 02.12.2018 ora 13:00

Trepça – Vitia

Besa – Vllaznia

Vushtrria – Vëllaznimi

Drenasi – Ramiz Sadiku

Bashkimi – Arbëria