Orari i javës së tretë në Superligë: Prishtina-Drita, mund të shtyhet

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll po përballen me një orar të stërngjeshur të takimeve.

Java e tretë e kampionatit elitar të futbollit kosovar pritet të vazhdojë në fundjavën që po vjen, njofton Klan Kosova.

Besa – Arbëria, do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave, takim ky që do të zhvillohet të premten nga ora 16:00 në Brestovik të Pejës.

Dita e shtune do të vazhdojë me derbin drenicas në mes të Feronikeli dhe Drenicës. Ndërsa në po të njëjtën ditë zhvillohet edhe takimi, Trepça 89 – Llapi.

Të dielën na presin dy derbit e xhiros. Kryendeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina do të jetë nikoqir i kampionit aktual, Drita, takim ky që pritet të transmetohet në Klan Kosova. Mysafirët nga Gjilani për këtë duel kanë kërkuar shtyerje për 24 orë, pasi do të rikthehen nga Polonia, aty ku këtë të enjte zhvillojnë përballjen kundër Legia Warshawas në Ligën e Evropës.

Dueli i fundit është ai në mes të Gjilanit dhe Ballkanit.

E premte,

16:00 Besa – Arbëria

E shtune,

16:00 Feronikeli – Drenica

16:00 Trepça ’89 – Llapi

E diel,

13:30 Prishtina – Drita, mund të shtyhet për të hënën.

16:00 Gjilani – Ballkani