Ora e fundit e merkatos!

Juventus ofron 20 milionë € për Gabigol, Santos pranon ofertën
191530501-305d743c-0412-44e2-95a9-9267f5cf1717Zonja e Vjetër nuk di të ndalet teksa vazhdon të jetë shumë aktive në merkato. nga Brazili vijnë lajme nga burime të ndryshme, ndër to edhe Globosporte, të cilat zbulojnë se Juventus është shumë pranë marrëveshjes me Santos për Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol. Klubi brazilian thuhet të ketë pranuar ofertën e 20 milionë eurove të bërë nga ekipi i Seria A për lojtarin.

Tevez: “Do të refuzoja Chelsea, Napolin dhe këdo tjetër për të qëndruar te Boca”
carlos-tevez-cropped_dfcz42ig3m9q1n9yp0o9y6demSulmuesi i Boca Juniors Carlos Tevez insiston se ai dëshiron të dalë në pension në klub dhe nuk do të largohet për të luajtur futboll në Evropë. 32 vjeçari raportohet të ketë qenë shumë afër Corinthias gjatë këtij muaji, megjithëse klubet mohuan të ketë pasur bisedime. Tevez gjithashtu është përmendur nga mediet angleze për një rikthim në Premier League, me West Ham dhe Chelsea që kishin shfaqur interes, megjithëse ai u rikthye te Boca para një viti nga Juventus.

Gabriel Jesus do të shkojë te klubi që ofron më shumë
1469443141_988403_1469443195_noticia_normal Gabriel Jesus po vëzhgohet me kujdes nga shumë klube elitare në Evropë – Barcelona ishte e para që shfaqi interes për sulmuesin e Palmeiras, por teksa ditët ikin, shumë klube të tjera i janë bashkuar garës. Siç raportojnë gazetat braziliane, mesa duket lojtari nuk ka ndonjë preferencë të veçantë dhe ka bërë një pakt me Palmeiras për të pranuar ofertën e klubit që do të ofrojë më shumë para. Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, PSG dhe Manchester United janë të gatshëm të ofrojnë 24 milionë euro që kërkon ekipi i tij.

Zyrtare, “Pirlo i Uellsit” kalon te Stoke City për 15 milionë euro
3092Mesfushori uellsian do të largohet nga Liverpool pas katër vitesh në “Anfield” në kërkim të më shumë minutave. Ai ka nënshkruar për pesë vite me Stoke City, dhe do të mbajë numrin 4. Allen kërkonte të qëndronte te Liverpool por trajneri Jurgen Klopp nuk mund t’i jepte garanci për sa i përket vendit të formacionit. Stoke kishte rënë dakord me Liverpool që gjatë javës së kaluar por mesfushori mori pak kohë përpara se të vendoste nëse Potters-at ishin klubi i duhur për të.

Pogba me mesazh të çuditshëm
paul-pogba-cropped_6k6ts3bgu3lx1ttyt2kv7lehn

A është Paul Pogba afër kalimit te Manchester Unitedi? Mesfushori i Juventusit është duke shtuar përherë e më shumë polemikat.

Sipas raportimeve, klubi anglez ka arritur marrëveshje për të rikthyer në ekip mesfushorin francez duke paguar shifër rekorde prej 110 milionë eurosh.

Edhe pse “Zonja e Vjetër” ka mohuar këto raportime, agjenti i futbollistit Mino Raiola nuk ka dhënë asnjë konfirmim se një marrëveshje është përfunduar.

/Gazeta Sheshi/