Ora e fundit e merkatos

434

Man City ofertë për Kimmich 

Manchester City janë duke marrë parasysh një lëvizje të mundshme për mbrojtësin e Bayern Munich. Skuadra e Premier League ka vendosur për të filluar ofertën nga 20 milionë funte, shkruan Daily Mail.

Man Utd motivihet për klauzolën e Sanches

Manchester United i kanë kërkuar tashmë Bayern Munichut në lidhje me lirimin e Renato Sanchesit pas super paraqitjeve të mesfushorit të Euro 2016 me Portugalinë, raporton Daily Record.

Burnley të rritë ofertën për Hendrick

Burnley janë të vendosur për të bërë një ofertë të përmirësuar prej £ 6.2 milionë  për mesfushorin e Derby Countyt, Jeff Hendrick, shkruan The Sun.

Sunderland të vendosur pë huazimin e Sabaly

Sunderland është duke marrë parasysh një lëvizje për ish mbrojtësin e Arsenal, Mathieu Debuchy, por kanë më shumë gjasa për të nënshkruar mbrojtësin e PSG, Youssouf Sabaly në një marrëveshje huazimi, transmeton goalshqip nga Daily Mail.

Dortmund shum afër Gotzes dhe Schurrles

Borussia Dortmund kanë rënë dakord në një marrëveshje pesë-vjeçare me mesfushorin e Wolfsburgut Andre Schurrle dhe po rrisin interesimin e tyre për cakun e Tottenham Mario Gotzen për një rikthim në klub njofton Kicker.

Chelsea shum afër Kantes dhe Koulibalyt

Chelsea janë të sigurt për të përfunduar një marrëveshje të dyfishtë prej £ 80 milionë për të sjellë mesfushorin e Leicester Cityt, N’Golo Kante-n dhe mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly në Stamford Bridge, njofton The Sun

Bayern hyn në garë për Koulibalyn

Me Mehdi Benatia që ka vendosur për t’u bashkuar me Juventusin, Bayern Munich i janë bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, raporton Sky Sport Italia.

Leicester synon Ramin

Leicester City është duke menduar të bëj një ofertë për mbrojtësin e Sevillas, Adil Rami, me mbrojtësin francez i hapir për një kalim te kampionët e Premier League, shkruan France Football.

Valencia nxehet për Campbell

Valencia kanë bërë një hetim në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit të Arsenal, Joel Campbell, edhe pse ata mund të përballen me konkurrencën nga AC Milan për nënshkrimin e tij, shkruan Estadio Deportivo.

Dortmund pas Moussa Sissokos

Borussia Dortmund po shqyton një lëvizje për mesfushorin e Newcastle United, Moussa Sissoko-n pasi performanca e tij ishte mbresëlënëse për Francën në Euro 2016, transmeton Gazeta Shields.