Opozitarët: Të premten të gjithë te “Sheshi i kundërshtimit”

118
Tre krerët opozitarë në një konferencë për media pranë tendave në sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Skenderbeu” kanë bërë thirrje për protestë për të premten në ora 10:00. Ymeri, Haradinaj e Limaj tashmë vendin ku gjenden tendat, po e quajnë “Sheshi i kundërshtimit”.
I pari ka folur kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit ka qenë skandaloz, transmeton Koha.net.
“Sot kryesia e ka marrë një vendim skandaloz, nëpërmes të cilit ia mundësojnë Hashim Thaçit puçin shtetëror për t’u bërë president”, ka thënë Ymeri, duke shtuar se zgjedhja e Thaçit varet nga votat e Listës Srpska.
Ndërsa kreu i Nismës për Kosovë,Fatmir Limaj, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, në vend se të fliste për zgjidhjen e krizës politike, ka përgatitur skenarë se si të zgjidhet një president. Ai ka kritikuar edhe gjuhën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Krejt në fund foli edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj që ka tha se vendi është në gjendje jo të mirë, duke përmendur situatën e vështirë në veri, politikën e dobët me jashtë dhe agresionin që vije nga Marrëveshja e Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Për Haradinajn, duke të shpallen zgjedhjet, e nëpërmes tyre mund të mundësohet që edhe presidenti të zgjidhet nga populli.