Opozita: Qytetarët me protesta do të ngadhënjejnë kundër klikës së pushtetit

138

Ne nje konference per media te mbajtur menjehere pas perfundimit te seances se Kuvendit te Kosoves, kreret opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, u deklaruan mbi zhvillimet e sotme dhe zgjedhjes se Hashim Thaçit si president i ri i vendit.

Visar Ymeri, Kryetar i Levizjes Vetevendosje, tha se Hashim Thaci u zgjodh president i vendit permes intervenimeve te dhunshme policore ndaj deputeteve te opozites, qytetareve protestues dhe edhe permes terrorit psikologjik te ushtruar mbi deputetet e koalicionit.

Ai gjithashtu tha se ishte Lista Srpska ajo qe i dha bekimin Thacit per president. “Sot Kosova e ka në maje të shtetit një njeri, i cili nuk do ishte aty pa përkrahjen e Serbisë”, tha ai.

Nderkaq, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kjo fitore nuk eshte ngritje por nje barrikadim i Qeverise. “Qeveria Thaçi-Mustafa është e dështuar. Është konstatim i të gjithëve se regjimi Mustafa Thaçi ka dështuar në politikën e jashtme dhe në anëtarësimin në UNESCO”, tha ai.

Fatmir Limaj, Kryetari i NISMA-s për Kosovën, tha se kolegët e tij deputetë kanë lëshuar një rast për të refuzuar kandidatin e propozuar nga koalicioni. “Ata iu nënshtruan presionit dhe kësaj elite politike. Jo vetëm që nuk u largu kriza, por nga sonte Kosova u zhyt edhe më shumë në krizë. Ishte një derë e vogël sa ishte institucioni i presidentes dhe një mundësi për të dalë nga kriza, por nga sot u përmbyll edhe kjo derë”, tha Limaj.