Opozita protestë e Qeveria festë për 17 shkurt

140

Tjetër gjë ka planifikuar Qeveria e Kosovës për 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, e tjetër gjë ka planifikuar opozita.

Tashmë ka rreth një muaj prej kur opozita e bashkuar e cila synon rrëzimin e Qeverisë ka paralajmëruar protestë në datën 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin Skënderbeu. Ky shesh është njëri ndër disa prej shesheve të cilat gjenden njëri pas tjetrët po në të njëjtën hapësirë – Ibrahim Rugova, Nëna Terezë, Zahir Pajaziti, në të cilat qeveria ka planifikuar aktivitetet për shënimin e festës.

Në aktivitetet e parapara në agjendën e qeverisë ndër të tjera parashihen parakalimii FSK-së dhe njësive të Policisë, homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, përkulje para varrezave të Jasharajve dhe defilimin e Ansamblit “Shota”. Ky i fundit është planifikuar për orën 12:00, vetëm dy orë përpara nisjes së protestës.

Në prag të kësaj feste, Qeveria gjithashtu po rivendos xhamat në ndërtesën e saj, të cilët ishin thyer gjatë protestës së opozitës.