Operohet Menez, a e ka rikthyer veshin? (FOTO)

229

Jeremy Menez iu është nënshtruar operacionit, pas lëndimit të tmerrshëm në debutimin me Bordeauxin ndaj Lorientit.

Francezi e humbi gjysmën e veshit, ndërsa sipas një njoftimi zyrtar të klubit francez, ai e ka rikuperuar atë, përcjellë “Lajmi.net”.

Jeremy Menez ditën e sotme i është nënshtruar një operacioni për të rikuperuar veshin e djathtë të dëmtuar. Mungesa e Menez do të varet nga shpejtësia e shërimit të plagës”.

“Ne dëshirojmë një shërim sa më të shpejtë dhe shpresojmë ta shohim sa më shpejt lojtarin në fushën e bertë”, thuhet në reagimin e klubit të Bordeaux.

Co9m-lbUAAAzXyo