Onix kryeson tashmë Grupin A, Ulpiana merr ‘arratinë’ në Grupin B të Ligës së Parë

Onix është skuadra e cila tashmë e kryeson Grupin A në Ligën e Parë. Ekipi nga Banja i ka shfrytëzuar për mrekulli rezultatet e xhiros së pestë, teksa me 10 pikë tashmë merr kreun në këtë divizion, shkruan Gazetasheshi.com.

Prapa tashmë i ndodhet Malisheva me 9 pikë, e cila njëherit është skuadra bindshëm me sulmin më të mirë në këtë edicon garash (13 gola).

Drenasi është ngjitur në pozitën e tretë të renditjes tabelare, pasi që ka grumbulluar tetë pikë, aq sa ka edhe Istogu që këtë vikend u gjunjëzua nga Malisheva.

Rezultatet e xhiros së pestë në Grupin A

Vëllaznimi – Liria 1:0
Trepça – Dukagjini 3:2
Onix – A&N 1:0
Drenasi – Vushtrria 1:0
Malisheva – Istogu 3:1

Renditja tabelare në Grupin A

Ndërohë në Grupin B është zhvilluar vetëm një takim. Ulpiana e ka mposhtur Vllazninë e Pozheranit me rezultat të pastër 2-0 dhe ka vazhduar kryesimin në këtë grup.

Skuadra që drejtohet nga Fadil Ademi me 13 pikë po marshon mbarë drejt Superligës.

Rezultati i ditës në Grupin B

Ulpiana – Vllaznia 2:0

Renditja tabelare në Grupin B

/Gazeta Sheshi/