Onix fiton derbin ndaj Istogut, ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

3030

Onix e ka fituar derbin e xhiros së 15-të ndaj Istogut me rezultat 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Fitore tejet të rëndësishëm ka shënuar edhe A&N në Grupin A, pasi që në udhëtim e ka mposhtur Trepçën me rezultat 3-1.

Dueli tjetër në këtë grup ndërmjet Drenasit dhe Vëllaznimit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Grupi A

Drenasi – Vëllaznimi 1-1
Onix – Istogu 2-1
Trepça – A&N 1-3

Ndërkohë në Grupin B, skuadrat kryesuese Ulpiana dhe Vitia kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Ramiz Sadikut, rrespektivisht Vllaznisë së Pozheranit.

Ferizaj në ndeshjen tjetër e ka befasuar Dardanën.

Grupi B

Ulpiana – Ramiz Sadiku 2-1
Ferizaj – Dardana 1-0
Vitia – Vllaznia e Pozheranit 1-0

/Gazeta Sheshi/