Olympiacos shtron drekë për refugjatët

87

Skuadra greke Olympiacos ka ndihmuar refugjatët sirian të ardhur në shtetin helen, derisa ka shtruar një drekë për ta, raporton e përditshmja greke “El Piereo, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Kështu udhëheqësia e Olympiacosit edhe njëherë tregon solidaritetin ndaj 1,500 refugjatëve të ikur nga lufta në Siri, derisa edhe njëherë tjetër u ndihmon atyre.

“Olympiacos tregon edhe njëherë karakterin e saj dhe kontributin e pashoq në mardhëniet ndërmjet njërëzve. Arkat e klubit do jenë të hapura për refugjatët e ardhur në Greqi, derisa vullnetin për të ndihmuar e kanë shprehur edhe lojtarët e klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit grek.